Kuvendi ratifikon Marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftim me Bosnjën
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
Këtë marrëveshje e votuan pozita edhe opozita, me 82 vota për e asnjë votë kundër.
Më 8 shkurt, Qeveria e Kosovës kishte miratuar këtë marrëveshje.
Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.
Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja.