OPINIONTË FUNDIT

Profesori Murtezaj: Me sundimin e ligjit në veri, Kosova tregoi mesazhin e forcës; këto janë përpjekjet serbe për ta penguar

Në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, Valon Murtezaj, profesor në Universitetin e Parisit dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka folur për gjendjen aktuale të Kosovës, menaxhimin e krizës politike dhe depërtimin e saj në organizata ndërkombëtare.

I pyetur se, pse Kosova ende po përballet me vështirësi në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës dhe OKB, ai rendin disa faktorë.

“Kosova përballet me vështirësi për shkak të disa faktorëve: Mungesa e njohjeve nga disa shtete të BE-së dhe kundërshtimin e fuqishëm nga Rusia dhe Kina, të cilat kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, vlerëson Murtezaj.

ImageValon Murtezaj, profesor në Universitetin e Parisit dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-sëFoto galeri
Ai thotë më tutje se, lobimi i vazhdueshëm i Serbisë, shpeshherë i ndihmuar nga aleatët e saj si Rusia, përpiqen të pengojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Po ashtu shpesh janë edhe ҫështje të brendshme politike, përfshirë ndonjëherë edhe komunikimi joefektiv diplomatik apo mungesa e strategjisë konkrete në këtë aspekt”, vlerëson profesor Murtezaj.

Ndërkaq sa i përket mënyrës se si Kosova po e menaxhon krizën politike të brendshme, Murtezaj thotë se Kosova po dërgon një mesazh të dyanshëm.

“Nga njëra anë, vendosmëria për sundim të ligjit dhe moslejimi i strukturave ilegale në veri, dërgojnë një mesazh të forcës se ligjit dhe sovranitetit, dhe është e duhura. Por nga ana tjetër, moskoordinimi i duhur nganjherë me partnerët ndërkombëtarë dhe mungesa e fleksibilitetit diplomatik në situata të ndjeshme, mund të japë përshtypjen e një qeverisjeje që nuk gjithmonë vepron në harmoni me aleatët”, vlerëson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *