Protesta kundër Gjykatës Speciale, Nela ‘godet’ rëndë deputetët e PDK-së: Ky është turp se…!
Përmes një postimi në Facebook, Milaim Nela ngriti zërin kundër hipokrizisë politike që, sipas tij, ka mbërthyer skenën politike të Kosovës.
Ai kritikoi deputetët e PDK-së, të cilët fillimisht votuan për krijimin e Gjykatës Speciale, e më pas protestojnë kundër saj – një veprim që e cilëson si absurd dhe të paprecedentë.
Nëpërmjet një gjuhe të ashpër, Nela bëri thirrje për pastrim të politikës nga klanet e luftës dhe për një ndryshim të thellë në qasjen ndaj institucioneve, njëri-tjetrit dhe vetë shtetit të Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Ta kesh votuar Gjykatën Speciale e pastaj të çohesh e të shkosh deri në Hagë për të protestuar kundër saj ndodh vetëm në Kosovë!
Kjo ndodh vetëm me deputetët e PDK-së!
Kuptojeni njëherë e mirë se pa u pastru nga “klani i Rognerit” kurrë nuk keni me ba përpara.
Pa u pastru dhe çliru skena politike kosovare nga klanet e komandatëve dhe vrasësve të elitës politike të saj gjatë dhe pasluftës Kosova nuk do të mund të bëjë përpara!
Këto protestat me stema të UÇK-së nuk impresionojnë askënd.
Stemat përdorini në veri e jo në Hagë!
Ky është turp se ndaj gjykatës nuk protestohet askund.
Askush, as brenda Kosovës nuk e përtyp këtë hipokrizi!
Ndryshojeni qasjen ndaj institucioneve!
Ndryshojeni qasjen ndaj njëri-tjetrit!
Ndryshojeni qasjen ndaj Serbise Gjenocidale!
Ndryshojeni qasjen ndaj Kosovës që është ndërtuar me aq mund!
Jo asociacion të çfarëdolloj forme!
Jo lëshim ndaj bandave të Vuçiçit në Veri të Kosovës!