TË FUNDIT

Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi është në një moment vendimtar

Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi është në një moment vendimtar

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht është në një fazë vendimtare.

Ai në Këshillin e Sigurimit në OKB-së, ka thënë se BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do va pozicionojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në një rrugë solide dhe largpamëse, shkruan lajmi.net.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, tha Borrell.

@JosepBorrellF @ today’s UN Security Council session:
The EU-facilitated Belgrade-Pristina Dialogue on normalisation of relations is at a crucial juncture.
The EU has presented a proposal to the parties that would put the normalisation process on a solid, forward-looking track. pic.twitter.com/4c0zIFfIQJ

— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 23, 2023

Kujtojmë se më 27 shkurt në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha sot ndërkaq se palët duhet ta pranojnë propozimin e BE-së e më pas të flitet për implementimin e tij. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *