Deputeti i LVV’së Rexhaj me mesazh për opozitën
Pas pezullimit të përkohshëm të dialogut Kosovë–Serbi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka dalë me një mesazh për opozitën.
Në një postim në Facebook, Rexhaj ka risjellë në vëmendje zhvillimet e fundit në raportet e Kosovës me aleatët, duke theksuar se qëndrueshmëria është çelësi i suksesit.
Postimi i plotë:
Para dy vjetëve e patën larguar FKS-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës.
Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton. Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!