Kurti ngushëllon familjen e Afrim Idrizit në Gjakovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë.
Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e Afrim Idrizit, aktivistit të çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që ka dhënë për liri edhe dëshmorin Bashkim Idrizi, për çështjen kombëtare, çlirimin e vendit, si dhe kontributin në paqe”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së kryeministrisë.