TË FUNDIT

Shokuese: Një kosovar akuzohet si spiun i Serbisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj Hysri Selimit, i cili dyshohet se për vite të tëra ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Bashkëpunim i dyshuar me BIA që nga viti 2009

Sipas Prokurorisë, Selimi akuzohet se nga nëntori i vitit 2009 deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025 ka qenë në shërbim të BIA-s. Hetimet zbulojnë se ai ka dorëzuar informacione të ndjeshme për Kosovën dhe rajonin, duke u shpërblyer nga shërbimi sekret serb.

Nga Siria te kontaktet me Serbinë

recommended by

Prostamid
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Дознај повеќе
Në aktakuzë theksohet se më 22 nëntor 2015 Selimi kishte udhëtuar në Siri, ku iu bashkua organizatës terroriste “ISIS”. Prokuroria pretendon se gjatë kësaj kohe ai i kishte dërguar BIA-s të dhëna për numrin e shqiptarëve të përfshirë në këtë organizatë, mënyrën e organizimit të tyre dhe zonat ku operonin. Pas kthimit në Kosovë dhe vuajtjes së një dënimi për pjesëmarrje në organizata terroriste, Selimi dyshohet se ka rifilluar takimet me zyrtarët e BIA-s në Serbi, përfshirë edhe drejtorin për Luftimin e Terrorizmit, duke u dorëzuar informata të tjera.

Pagesat nga shërbimi sekret serb

Prokuroria ka bërë të ditur se Selimi paguhej deri në 700 euro në muaj për çdo informacion që dorëzonte. Këto pagesa, sipas aktakuzës, i ishin dhënë në mënyrë të rregullt nga zyrtarët e BIA-s, duke konfirmuar raportin e vazhdueshëm të tij me shërbimin sekret serb.

Propozimi i Prokurorisë

Në fund, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që masa e paraburgimit ndaj të pandehurit të vazhdojë deri në përfundim të procesit gjyqësor. Po ashtu, është kërkuar që pas shqyrtimit gjyqësor Selimi të shpallet fajtor për veprën penale të spiunazhit dhe të dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *