Posta e Kosovës e kthen objektin e vet në Graçanicë ku operonte Posta ilegale e Serbisë
Posta së Kosovës, me asistimin e Policisë së Kosovës, marrin nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë.
Objekti ilegal i Postës së Serbisë në Graçanicë u mbyll më 15 janar 2025 në një aksion të Inspektoratit Qëndror të Tregut.
Nga sot, pronari i ligjshëm, Posta e Kosovës, po e merr në kontroll e ku pritet që së shpejti të filloj me shërbime për të gjithë qytetarët e Kosovës.