FSK pranoi dronët Puma nga SHBA, flasin njohësit – japin sinjale pozitive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma, të cilat janë prokuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit “Foreign Military Sale” (Shitja Ushtarake e Jashtme).
Sipas tij, pagesa për këtë sistem është kryer qysh në vitin 2021, ndërsa dorëzimi i pajisjeve të reja konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në aspektin e mbikëqyrjes dhe aftësive ajrore.
Dronët RQ-20 Puma përdoren nga ushtri të ndryshme në botë për zbulim, mbikëqyrje dhe vëzhgim të fushëbetejës, duke ofruar imazhe të avancuara në kohë reale dhe një shtrirje të gjerë operative.
Kjo pajisje e re pritet të shërbejë në ngritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në misionet e saj të mbrojtjes dhe sigurisë.
Berisha: Këto fluturake i ngritin më tej kapacitetet e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot
Ekspreti i sigurisë, Fidair Berisha, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka nevojë të vazhdueshme për armatim modern për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit.
Ai theksoi se pranimi i fluturakeve pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma nga SHBA rrit ndjeshëm kapacitetet ajrore të FSK-së dhe se bashkëpunimi me aleatët, sidomos me SHBA-në, duhet të vazhdojë për të garantuar më shumë siguri për vendin.
ImageFidair BerishaFoto galeri
“Forca e Sigurisë së Kosovës nё vazhdimёsi ka nevojё pёr tu pajisur me mjete dhe armё tё cilat janё tё dedikuara pёr mbrojte e teritorit dhe ruajtjen e sovranitetit tё shtetit tonё. FSK kёto ditё ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo praktikё e bashkёpunimit pёr armatosje duket tё vazhdoj edhe mёtej me vendet mike tё rajonit dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs si aleati ynё kryesor, me tё vetmin qёllim për tё ofruar më shumë siguri në vend. Këto fluturake i ngritin më tej kapacitetet e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, dhe pёr kёtё na gёzon fakti se SHBA si aleati ynё kryesor ёshtё garanca me e duhur pёr kohёn dhe pozicionin nё tё cilin gjindet Kosova”, potencoi ai.
Sipas Berishës, dronët e rinj shërbejnë si mjet parandalues në aspektin e sigurisë, por ai vlerëson se më i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe mbështetja e SHBA-së për Kosovën.
Ai thekson se kjo mbështetje është garanci që Serbia nuk mund t’i realizojë synimet e saj armiqësore ndaj Kosovës, pasi çdo tentim agresioni do të kishte pasoja të paparashikuara.
Berisha shton se Serbia vazhdon të armatoset me sisteme të ndryshme dhe kjo nuk duhet neglizhuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Prandaj, sipas tij, miqësia dhe partneriteti me SHBA-të duhet të thellohen edhe më tej, pasi Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkanin Perëndimor.
“Kёta dronë nё aspektin e sigurisё shёrbejnë si parandalues tё suksesshёm, mirёpo pёr mua ёshtё shumё mё i rёndёsishem bashkёpunimi dhe pёrkrahja e Kosovёs nga SHBA-tё, rrjedhimisht kёtё pёrkrahje Serbia duhet ta kuptoj se synimet e saj armiqёsore nuk mund t’i realizoj ndaj Kosovёs sepse Kosova ka pёrkrahjen e plotё nga SHBA-tё, andaj ҫdo tentim agresioni nga ana e saj do tё pёrballej me pasoja tё paparashikuara.
Megjithatë Serbia nё vazhdimёsi ёshtё duke u pajisur me armё nga mё tё ndryshme, dhe ky fakt nuk duhet neglizhuar nga organet e sigurisё sё Kosovёs, prandaj miqёsia dhe bashkёpunimi me ShBA-tё duhet thelluar edhe me tej sepse si duket shteti ynё ka qenë dhe ende mbetet target sulmi pёr Serbinё, e cila njёherit ёshtё faktori kryesordestabilizues nё Ballkanin Pёrendimor”, përfundon ai.
Gecaj: Kjo i jep FSK-së sy dhe veshë shtesë në fushëbetejë
Edhe njohësi i sigurisë, Hysen Gecaj, ka thënë se pranimi i fluturakeve pa pilot RQ-20 Puma nga Forca e Sigurisë së Kosovës shihet si një hap domethënës në modernizimin e saj, pasi për herë të parë po futet në përdorim një sistem UAV i standardeve perëndimore.
Sipas tij, ky sistem i vogël, i destinuar për zbulim taktik, i mundëson FSK-së aftësi shtesë në mbledhjen e informacionit, mbikëqyrjen dhe ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarit, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet operacionale.
ImageHysen GecajFoto galeri
Kurse, në krahasim me rajonin, Serbia vazhdon të ketë epërsi me dronët e armatosur kinezë CH-92A, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë ende në faza më të kufizuara të zhvillimit. Megjithatë, për nga cilësia dhe teknologjia e testuar në ushtrinë amerikane, Puma i jep Kosovës avantazh në besueshmëri, siguri komunikimi dhe integrim me standardet e NATO-s.
“Nëse kjo që thotë Ministri i Mbrojtjes vërtetë ka ndodhur është një hap shumë domethënës për FSK-në, sepse për herë të parë po hyn në përdorim një sistem i mirëfilltë i mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të standardeve perëndimore. Mund të theksohen disa aspekte kryesore në lidhje me pyetjet tuaja:
Ndikimi në kapacitetet e FSK-së krahasuar me rajonin
Rritja e aftësive zbulimore dhe mbikëqyrëse: RQ-20 Puma është UAV i kategorisë së vogël, i përshtatshëm për zbulim taktik në terren, mbledhje informacioni dhe ndjekje të lëvizjeve të kundërshtarit. Kjo i jep FSK-së sy dhe veshë shtesë në fushëbetejë.
Krahasimi me rajonin: Serbia posedon UAV më të mëdhenj, përfshirë dronë kinezë CH-92A të armatosur. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë hapa të vegjël në këtë drejtim, por jo në shkallë të madhe. Me këtë pajisje, Kosova i afrohet standardeve të NATO-s në përdorimin e dronëve taktikë, megjithëse ende mbetet prapa në dronë të mesëm dhe të rëndë.
Avantazhi: Për nga cilësia e teknologjisë (meqë Puma është sistem i testuar në ushtrinë amerikane), FSK fiton përparësi në besueshmëri, komunikim të sigurt dhe integrim me aleatët”.
A duhet të ketë plane për sisteme të tjera pa pilot?
Ai thekson se pranimi i dronëve RQ-20 Puma është një hap i rëndësishëm për FSK-në në nivelin taktik, por Kosova duhet të synojë edhe sisteme më të avancuara për mbrojtje dhe parandalim strategjik.
“Patjetër që duhet të ketë edhe plane të tjera për sisteme pa pilot. RQ-20 Puma është i shkëlqyeshëm për nivelin taktik (njësi këmbësorie, zbulim i afërt), por për mbrojtje dhe parandalim strategjik nevojiten edhe UAV të kategorisë më të lartë.
Dronë të mesëm (MALE): Kosova mund të synojë në të ardhmen sisteme të tipit MQ-1C Grey Eagle, MQ-9 Reaper ose alternativa europiane/turke (p.sh. Bayraktar TB2), që ofrojnë autonomi të gjatë, rreze të gjerë dhe kapacitete të armatosura.
Diversifikimi i burimeve: Mbështetja kryesore duhet të vijë nga SHBA për shkak të standardizimit me NATO, por Turqia dhe disa shtete evropiane (Italia, Franca, Gjermania) mund të jenë burime shtesë”, deklaron Gecaj.
Perspektiva strategjike
Gecaj vlerëson se me dronët RQ-20 Puma, Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë vetëm hapin e parë drejt modernizimit të kapaciteteve ajrore pa pilot.
Sipas tij, me pak fjalë, Puma i jep FSK-së një avantazh të dukshëm në zbulim taktik, por për një balancë reale me fqinjët dhe për t’u shndërruar në faktor rajonal, nevojiten UAV më të avancuar, të armatosur dhe me autonomi më të gjatë.
“FSK do të duhet të ndërtojë jo vetëm flotën e UAV-ve, por edhe zinxhirin e plotë të kontrollit: qendrat e komandës, analizën e të dhënave dhe integrimin me mbrojtjen ajrore.
Ky është vetëm një hap fillestar. Nëse kombinohet me sensorë tokësorë, satelitë dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët, Kosova mund të sigurojë një mbrojtje shumë më të besueshme në raport me sfidat nga veriu.
Me pak fjalë: Puma i jep FSK-së një përparësi të dukshme në zbulim taktik, por për balancim real me fqinjët dhe për të qenë faktor rajonal, Kosova duhet të ketë plane për UAV më të avancuar, veçanërisht të armatosur dhe me autonomi më të gjatë”, përfundon ai për gazetën “Bota sot”.