OPINIONTË FUNDIT

Shkarkohet drejtori i Kulturës në Mitrovicë: Dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka marrë vendim për shkarkimin e Fahri Jasharit nga pozita e drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në vendimin e komunës, i cili hyn në fuqi menjëherë, thuhet se shkarkimi bëhet për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare, përmes veprimeve që bien ndesh me parimet e ligjshmërisë, paanësisë dhe integritetit të administratës publike.

Me këtë vendim shfuqizohet edhe akti i emërimit të tij i datës 22 mars 2024, ndërsa i shkarkuari është i obliguar të kthejë çdo pronë të komunës, përfshirë kartelën e identifikimit.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe analisti Xhevdet Pozhari, i cili në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar me shkarkimin e Jasharit, duke kujtuar fjalët e tij të para kur ishte emëruar vitin e kaluar. Pozhari ka theksuar se rasti nuk është raportuar gjerësisht në media, duke e lidhur këtë me përkatësinë politike të ish-drejtorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *