LDK nuk guxon të sillet kështu, kjo është e pafalshme…”, Rugova: LDK duhet të reflektojë, jo të gëzohet nga krizat
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se kjo parti ka pasur dhe ka juristë e konstitucionalistë të shkëlqyer, duke e cilësuar atë si forcë shtetformuese dhe shtetndërtuese.
Ai ka kërkuar që LDK të marrë shembull nga urtësia dhe veprimet e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në interes të shtetit dhe unitetit, dhe jo të shohë krizat si mundësi për rikthim në pushtet. Rugova paralajmëroi se sjellja e kundërt është “e pafalshme” dhe kërkoi reflektim urgjent.
Postimi i plotë:
Në LDK ka pasur dhe ka jurist dhe konstitucionalist të shkëlqyeshëm, një parti politike me rol historik në idenë dhe krijimin e shtetit, me vetdije të lartë institucionale dhe shtetërore. Duhet marrë shembull urtësinë dhe veprimet e Presidentit Rugova në interes të shtetit, unitetit dhe koncenzusit nacional me 1999, 2001 dhe 2004, dhe jo të fërkohen duart dhe të egzaltohemi se nga një krizë që ka rrezik serioz ta dëmtojë Republikën mos po na vije radha të rikthehemi në pushtet!
LDK nuk guxon të sillet kështu, kjo është e pafalshme dhe duhet reflektim urgjent ndryshe nga të tjerët, ne jemi parti shtetformuese dhe shtetndërtuese dhe jo institute fantome apo OJQ të dirigjuar nga adresa të zymta!