OPINIONTË FUNDIT

Kadri Kryeziu paralajmëron: “Po përsëritet 23 marsi i vitit 1989, nuk po bëjmë hajgare!”

Ish-zyrtari dhe analisti politik Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër lidhur me situatën aktuale politike dhe vendimet që pritet të merren nga Gjykata Kushtetuese, duke paralajmëruar se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me 23 marsin e vitit 1989, kur u rrënua autonomia e saj.

“Kjo është një hile e rrezikshme juridike që mund të dëmtojë pavarësinë reale të Kosovës. Vetëm 10 vite pas atyre ndryshimeve, Kosova u dogj e u zbraz nga njerëzit,” shkruan Kryeziu.

Ai thekson se çdo vendim që do të lejonte funksionalizimin e Kuvendit pa nënkryetar serb do të ishte “një akt i rëndë tradhtie” me pasoja të pariparueshme, duke kujtuar se hilet juridike të vitit 1989 e çuan Kosovën në luftë.

Kryeziu përmend edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me emër e mbiemër, duke u bërë thirrje që të mos bien pre e kësaj loje politike:

“Historia përgjithmonë do t’i mbajë përgjegjës ata që do ta lëndojnë pavarësinë reale të Kosovës. Nuk po bëjmë hajgare!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *