TË FUNDIT

Policia jep detaje për aksidentin ku humbën jetën katër persona

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë disa detaje se si ka ndodhur aksidenti i së mërkurës në rrugën Ferizaj-Shtime, si pasojë e të cilit kanë vdekur katër persona.

“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë tri nga viktimat kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një ka vdekur në Emergjencën e Ferizajt.

“Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *