POLITIKATË FUNDIT

Faton Peci prezanton programin për Mitrovicën, premton rikthimin e çarshisë së vjetër, bashkimin e parkut me shesh e trafik urban

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka prezantuar programin e tij për këto zgjedhje lokale.

Si pikë të parë, ai ka përmendur rikthimin e çarshisë së vjetër të qytetit.

Po ashtu, ai premton se Mitrovica do të jetë qyteti i parë që ka të bashkuar sheshin me parkun e qytetit.

Postimi i plotë për të parë të gjitha premtimet:

✅Është koha të ndryshojmë mendësinë e qeverisjes, duke rikthyer kujtesën historike në vepra që paraqesin autenticitetin e qytetit të vjetër dhe do të transformojmë mendësinë nga logjika e betonit në hapësira publike, gjelbërim dhe parkingje funksionale.

Andaj:

🌆 Do të rikthejmë çarshinë e vjetër të qytetit;

🌳 Mitrovica do të jetë qyteti i parë në Kosovë ku sheshi dhe parku do të jenë bashkë në zemër të qytetit;

🌱 Hapësirat gjelbëruese dhe numri i drunjëve do të rriten në mënyrë enorme;

🌲 Parku 200-vjeçar i qytetit që u shkatërrua do të rigjenerohet;

🏘️Rregulli urban dhe ambiental do të jetësohet;

🚌 Trafiku urban do të adresohet përmes themelimit të ndërmarrjes së re;

🏢 Ndërmarrje të re do të ketë edhe për çështjet banesore dhe mirembajtjen;

🥗Mitrovica do të ketë treg të ri e modern, bashkë me të edhe pikë grumbulluese për pemë e perime;

📚 Cilësi në arsim, dixhitalizim dhe depolitizim;

🏥 Do të rritet efikasiteti në shërbime shëndetsore dhe do të rritet numri i shërbimeve të reja;

🎭 Kultura dhe sporti do të kenë trajtim dinjitoz dhe perkrahje meritore;

💻4 milionë euro për të rinjtë dhe gratë në aftësim në gjuhë të huaja, IT e teknologji, bashkë me mbështetje për ndërmarrësi;

🚶‍♂️Turizmi malor ne Shale;

🚜 Bujqesia trajtim si asnjeherë me parë nga qeveria komunale;

💡Ndriçim e trotuare, furnizim me ujë e kanalize funksionale;

🏙️Nga humbja e identitetit të qytetit në rikthim, nga betonizimi në gjelbërim, nga trafiku i ngarkuar në lirim, nga mungesa e kushteve elementare në digjitalizim në arsim, dhe nga të rinjtë pa perspektivë në inovacion e punesim.

✅ Këto dhe shumë e shumë projekte të tjera zhvillimore e infrastrukturore do t’i japin jetë vizionit tonë për Mitrovicën, sepse ne kemi dije, përvojë, guxim dhe përkushtim.

🤝 Bashkë do ta shkruajmë kapitullin e ri të Mitrovicës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *