Afërdita Paqarada sfidon vitet, shkëlqen gjatë pushimeve
Ish-Miss Kosova, Aferdita Paqarada, vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj elegante dhe provokuese.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Paqarada ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me një fustan të zi me prerje të guximshme, duke dëshmuar se mosha për të mbetet vetëm një numër.
Edhe pse ka kaluar të 50-tat dhe fëmijët e saj tashmë janë në moshë për martesë, Aferdita vijon të ruajë format e saj dhe një stil jetese aktiv, që e bën të duket gjithmonë në formë.