Aliu: Ditë e kobshme për komunën e Shtimes
Aliu: Ditë e kobshme për komunën e Shtimes
Katër persona humbën jetën sonte rreth orës 19:15 në një aksident trafiku në magjistralen Shtime-Ferizaj.
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu me këtë rast ka shprehur ngushëllime për humbjen e katër të rinjëve.
“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar kryetari Aliu.
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes tragjike të katër të rinjëve.
“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi.