TË FUNDIT

Alarmon Arben Fetoshi: Këto janë sfidat më të mëdha që përballet Kosova sot në fushën e sigurisë

Eksperti i sigurisë, Arben Fetoshi, ka identifikuar sfidat më të mëdha që përballet Kosova sot në fushën e sigurisë.

Ai në një intervsitë për “Bota sot”, theksoi se agresioni hibrid nga Serbia, i cili përfshin propagandë mashtruese, manipulim ndërkombëtar dhe instrumentalizimin e komunitetit serb, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues.

“Fushata për ‘përndjekjen dhe spastrimin e serbëve në veri’, taktikat e ‘gaslighting’ dhe mbështetja nga Rusia, së bashku me strukturat kriminale të infiltruara, janë shembuj konkretë të kërcënimeve të koordinuara”, tha Fetoshi.

Ai gjithashtu paralajmëron për rritjen e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës kritike dhe shërbimeve publike, si dhe aktivitetet e spiunazhit që mund të sabotojnë dhe paralizojnë sistemet shtetërore.

Fetoshi vlerëson arrestimet e disa individëve nga hetimet e përbashkëta të Prokurorisë, AKI-së dhe Policisë si një sukses institucional, por njëkohësisht një tregues të një rrjeti të organizuar dhe me potencial të gjerë për destabilizim.

“Sfida më e madhe është agresioni hibrid nga Serbia që përfshin propagandën mashtruese siç është për shembull fushata aktuale për “përndjekjen dhe spastrimin e serbëve në veri”, taktikat si ajo “gaslighting” me qëllim të manipulimit ndërkombëtar apo instrumentalizimi i komunitetit serb për të penguar integrimin e tyre.

Në këtë kuadër, mbështetja nga Rusia dhe strukturat e infiltruara kriminale për provokime të orkestruara në veri, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues. Për shkak të varësisë teknologjike në epokën digjitale, sfidë tjetër për sigurinë e brendshme janë edhe sulmet kibernetike apo ato në infrastrukturën krike, që kanë shënuar rritje viteve të fundit. Duke pasur parasysh objektivat për sabotim, paralizim të shërbimeve apo vjedhje të të dhënave, në këtë aspekt duhet pasur parasysh edhe rrjetin e spiunazhit, që koordinon aktivitetet hibride dhe operacionet e influencës.

Arrestimi i disa prej tyre si rezultat i hetimeve të përbashkëta të Prokurorisë, AKI-së dhe Policisë – ndonëse është sukses që dëshmon për kapacitetet e institucioneve tona – është po ashtu alarm në kuptimin e një rrjeti të organizuar dhe potencialisht me shtrirje të gjerë”, – përfundon ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *