Rron Gjinovci: “Mo nuk kam dyshime kush i shërben Serbisë”
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se disa veprime politike e publike po i sheh si shërbim ndaj Serbisë.
“Mo nuk kom dyshime për atë se kush i shërben Serbisë. A jeni more ju në veti?!
Të vjen rasti me hek qafe listën serbe e me votu Nenad Rashiqin, e ti se voton! WTF!” – ka shkruar ai, pa përmendur emra konkretë, por duke aluduar në opozitë.
Deklarata e tij vjen në kohën kur pas shumë tentimesh u zgjodh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.