POLITIKATË FUNDIT

Halil Geci ‘shpërthen’ me akuza ndaj LDK-së dhe AAK-së – përmend PDK-në, Thaçin dhe “lojën antikombëtare”!

Halil Geci ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për sjelljen e opozitës, veçanërisht të LDK-së dhe AAK-së, në raport me zhvillimet politike që lidhen me përfaqësimin dhe votën shqiptare.

Geci akuzoi opozitën për bashkëpunim të tërthortë me interesat serbe, duke e cilësuar këtë qëndrim si antikombëtar dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ai hedh dritë mbi lidhjen mes këtyre veprimeve dhe marrëveshjeve të së kaluarës.

Krahas kësaj, ai vlerëson se “opozita po i shërben më shumë Beogradit sesa Kosovës. Turpi më i madh bie mbi LDK-në dhe AAK-në, që po shndërrohen në argatë të PDK-së dhe tradhtarëve të saj”, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Me këto veprime opozita po del të jetë aleate e Beogradit kundër votës së shqiptarëve

LDK dhe AAK – s’duhej të futeshit në këtë lojë antikombëtare! Kjo lojë i shkon për shtat PDK-së dhe shefit të tyre në Hagë, Hashim Brojës.

Venni gishtin në kokë, nuk është puna juaj të pengoni votën e shqiptarëve për t’ia bërë qejfin Beogradit dhe Moskës.

Mos ia shisni votën e shqiptarëve Serbisë e Rusisë – se historia nuk fal.

Derisa opozita po bllokon çdo kandidat shqiptar dhe sillet e butë ndaj Listës Serbe, bëhet e qartë se kjo është vazhdim i marrëveshjes Thaçi–Vuçiç të vitit 2013: pa Listën Serbe s’ka qeveri, ndërsa “Zajednica” shërben si peshqesh nga polari i Brojës për amanetin e Rankoviçit.

Në këtë lojë, opozita po i shërben më shumë Beogradit sesa Kosovës. Turpi më i madh bie mbi LDK-në dhe AAK-në, që po shndërrohen në argatë të PDK-së dhe tradhtarëve të saj.

Në fjalorin popullor kjo do të thotë: “Hajt Ramush e Lumir, bijtë e hutit – shumë argat po ia bëni mutit!”

Opozita nuk po kundërshton kandidatin, por vetë Kosovën.

Sikur VV-ja të propozojë Radoiçiqin, opozita do ta votonte me duartrokitje, vetëm që të prishte votën e 50% të shqiptarëve dhe t’ia bënte qejfin 3% serbëve nga Beogradi.

Marrëveshja më e dëmshme pas dorëzimit të veriut ishte ajo e 40 kishave shqiptare, të cilat iu dhanë Serbisë si “mini-shtete” me status quasi-ekstrateritor, ku mund të zbarkojnë forcat e veta. E gjithë kjo u bë vetëm për të ruajtur pushtetin e vjetër dhe për të shmangur përgjegjësinë për krimet politike.

Në këtë mënyrë, opozita haptazi po i shkon në ndihmë Beogradit. Si për opozitën, ashtu edhe për Beogradin, pengesa kryesore mbetet Kurti. Madje këtë e ka pranuar hapur edhe Rusia në Këshillin e Sigurimit, duke e quajtur Kurti “shkaktar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *