Ngjela: Armatosja e Kosovës po i trondit serbët, Amerika ka një plan për shqiptarët në rajon
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me Kosovën dhe rolin e SHBA-së në rajon.
Sipas Ngjelës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç po shpenzon miliona për të bindur shtete të ndryshme që të mos e njohin shtetësinë e Kosovës.
Ai gjithashtu thekson se Kosova po ecën drejt një fuqizimi të rëndësishëm ushtarak, falë mbështetjes amerikane, dhe se politika e Uashingtonit synon ta shndërrojë atë në një shtet me kapacitete të plota militare në Ballkan, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Vuçiç po u paguan shteteve miliona që ato të mos e njohin Kosovën.
Serbia kuptohet se sot ata janë ndividë që inati shekullor e i sëmurë u ka hequr arsyen: këta kanë qenë serbët në të gjithë historinë e tyre. Por tani janë krejt pa rrugëdalje, sepse fuqinë e tyre kriminale nuk e pranon me me qejf as vetë Rusia.
Atëherë?
Shqiptarëve nuk kanë më se çfarë t’u bëjnë, por po i mërzit shumë armatosja e Kosovës që po vjen me ndihmën amerikane.
Po kuptohet se amerikanët duan ta kthejnë Kosovën në në forcë ushtarake, sepse e kanë kuptuar që, ushtrinë e tyre në ngritje moderne, shqiptatët e Kosovës sot e kanë kthyer në një nevojën historike.
Shenjat janë që politika amerikane po kërkon ta kthejë Kosovën në një shtet militar.
Të shohim.
Se koha po e kërkon një shtet të militarizuar fort në Ballkan; dhe më të aftë se shqiptarët nuk ka; ngase Kosova sapo ka dalë nga lufta çlirimtare; dhe prandaj që ushtrinë e përgatitur për luftë e ka sot të kthyer në natyrën e vet shtetformuese.
Të shohim historinë e re të shqiptarisë militare në Kosovë për të kuptuar se cili do të jetë plani amerikan për shqiptarët në të gjithë Ballkanin.
Por koha që jetojmë është e shqiptarëve në dy shtete tani.
Por procesi i shqiptarisë është në zhvillim…