POLITIKATË FUNDIT

Murati: Ka më shumë se 2 vjet që ia kemi siguruar Komunës së Prishtinës 80 milionë euro financim për projektin e Ngrohjes Solare, por Rama nuk kanë lëvizur asnjë hap

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka kritikuar Përparim Ramën për vonesat në realizimin e projekteve madhore në Komunën e Prishtinës, duke përmendur veçanërisht projektin e Ngrohjes Solare dhe blerjen e autobusëve për Trafikun Urban.

“Ka më shumë se 2 vjet që ia kemi siguruar Komunës së Prishtinës 80 milionë euro financim për projektin e Ngrohjes Solare. Madje, më është dashur disa herë t’i lus deputetët e LDK-së ta ratifikojnë projektin në Kuvend, por Komuna nuk ka bërë asnjë hap drejt realizimit,” tha Murati.

Ai shtoi se po ashtu Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kredi prej 10 milionë eurosh për blerjen e autobusëve shtesë për Trafikun Urban që nga tre vjet më parë, por nuk është sjellë asnjë autobus i ri në qytet.

“Propaganda që qeveria po i bllokon këto projekte është vetëm një tentim për t’u shfajësuar për mungesën e rezultateve dhe dembelinë e Përparim Ramës, i cili nuk ka marrë seriozisht përgjegjësinë ndaj qytetarëve të Prishtinës,” përfundoi ministri Murati.

Kritikat e tij hedhin dritë mbi sfidat e brendshme në nivel komunal dhe mungesën e koordinimit që po pengon avancimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *