TË FUNDIT

Familja e Haki Imerit: Fushatën kundër Rexhep Selimit e organizoi Hashim Thaçi, jo Donika Gërvalla

Familja e veprimtarit të vrarë, Haki Imeri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke thënë se mosuniteti brenda shumicës qeverisëse i shkon vetëm në favor opozitës.

Në reagim thuhet se Kushtetuta u jep deputetëve të drejtën të votojnë sipas ndërgjegjes, por politikisht devijimi nga linja e partisë shihet si dobësim i qeverisjes së Albin Kurtit. “Çdo çarje në shumicë i jep oksigjen opozitës së çakërdisur, e cila ka për synim destabilizimin e qeverisjes,” thuhet në reagim.

Familja Imeri rikujton historinë e pasluftës, ku ka pasur përplasje të hapura e të fshehta mes strukturave të SHIK-ut dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së që nuk i përkisnin kësaj linje. Në këtë kontekst përmendet se Rexhep Selimi shpesh ka qenë në konflikt me këto struktura dhe se fushata kundër tij është organizuar nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u, jo nga ministrja aktuale e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Sot sulmet ndaj Donika Gërvallës janë pjesë e një lufte më të gjerë politike. Opozita, e udhëhequr nga PDK dhe strukturat e SHIK-ut, përpiqet të delegjitimojë qeverinë Kurti. Janë bashkëpunëtorët e një gjarpri që hëngri kokat e shokëve të vet dhe tani po ha bishtin e tij,” thuhet tutje.

Reagimi i plotë:

Miq,

-Kushtetuta e Kosovës u jep deputetëve lirinë të votojnë sipas ndërgjegjes.

-Por politikisht, kjo shihet si devijim nga linja e partisë.

-Mosvotimi nuk është vetëm çështje retorike.

-Çdo çarje në shumicë i jep oksigjen opozitës së çakërdisur.

-Opozitës që synon destabilizimin e qeverisjes së Albin Kurtit.

-Historia pas luftës është e ngarkuar.

-Ka pasur përplasje të hapura dhe të fshehta mes strukturave të SHIK-ut dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së që nuk i përkisnin kësaj linje.

-Rexhep Selimi shpesh ka qenë në konflikt me këto struktura..

-Akuza dhe kundërakuza kanë ardhur nga vetë ish-bashkëluftëtarët.

-Fushatën kundër Rexhep Selimit e organizoi Hashim Thaçi dhe SHIK-u, jo Donika Gërvalla, kjo eshte verteta e dokumentuar..

-Sulmet ndaj Donika Gërvallës janë pjesë e një lufte më të gjerë politike.

-Opozita, në duart e SHIK-ut dhe PDK-së, përpiqet ta delegjitimojë qeverinë Kurti.

-Janë bashkëpunëtorët e një gjarpri që hëngri kokat e shokëve të vet. Tani po ha bishtin e tij.

-Refuzimi i deputetes Selimi për ta mbështetur Gërvallën për shkak të deklaratave të dikurshme është i pavend.

-Në fakt, kjo i jep avantazh opozitës.

-Përplasja e vërtetë nuk është mes Donikës dhe disa deputetëve.

-Është mes vizionit për shtet pa korrupsion dhe strukturave që kanë mbijetuar përmes tenderëve, krimit te organizuar dhe kapjes së institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *