POLITIKATË FUNDIT

Kraki: Opozita refuzon të pranojë humbjen – u bashkua me Listën Serbe kundër Donika Gërvallës

Deputeti Nezir Kraki ka reaguar pas dështimit të seancës, duke thënë se problemi i opozitës nuk ishte Albulena Haxhiu, por mospajtimi për të pranuar humbjen në zgjedhje.

“Merreni me mend, u bënë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës. Kjo është e vërteta e pamohueshme e skenës politike sot, pavarësisht përrallave patriotike të PDK-së dhe AAK-së dhe skuthizmit politik të LDK-së”, tha ai.

Reagimi i plotë:

Sot u konfirmua se « problemi » i opozites nuk ka qenë Albulena Haxhiu. Këta vazhdojnë ta refuzojnë pranimin e humbjes në zgjedhje.

Merreni me mend, u bënë bashkë me listen serbe për të votu kundër Donika Gërvallës.

Kjo është e vërteta e pamohueshme e skenës politike sot, pavarësisht përrallave patriotike të PDK-se dhe AAK-se dhe skuthizmit politik të LDK-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *