POLITIKATË FUNDIT

Reagon Bajqinovci: Opozita i ka gjykatat në dorë, por kurrë vullnetin e popullit

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se opozita po mundohet ta përdorë drejtësinë për të arritur qëllimet e saj politike, por nuk do të mund të marrë kurrë vullnetin e qytetarëve.

“Opozita gjykatat në dorë i ka, por vullnetin e popullit asnjëherë,” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se vendimet gjyqësore nuk mund të zëvendësojnë votën e lirë të popullit.

Sipas Bajqinovcit, legjitimiteti i institucioneve dhe funksionimi i tyre nuk duhet të përcaktohen nga manovrat e partive opozitare, por nga respektimi i vullnetit të shumicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *