TË FUNDIT

Lajm i mirë për qytetarët e Shtimes: Nisin punimet për dy fusha tenisi në vlerë 200 mijë euro

Një lajm i jashtëzakonshëm për sportin dhe rininë e komunës së Shtimes.Kryetari Qemajl Aliu ka nënshkruar sot, së bashku me Sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, një memorandum për ndërtimin e dy fushave të tenisit në territorin e Shtimes. Investimi kap vlerën prej 200 000 euro dhe shënon herën e parë që sporti i tenisit merr një seriozitet të tillë në infrastrukturën sportive komunale.

“Ky është një moment i veçantë e jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse për herë të parë po hapim mundësi të reja për sportistët e rinj të tenisit,” tha Aliu pas ceremoniës së nënshkrimit. Ai shton: “Ky investim unik do t’i japë gjeneratave të reja hapësirën e merituar për zhvillim të talentit në sportin e bardhë. Me këtë projekt po bëhet realitet ëndrra e shumë të rinjve, dhe po hedhet gurthemeli që edhe nga Komuna jonë të organizohen gara dhe të shkëlqejnë lojtarët tanë.”

Fushat e reja, së bashku me rritjen e interesimit për tenisin në shkallë lokale, pritet të nxisin komunitetin të përqendrohet më shumë në aktivitet sportiv dhe shëndet, duke zgjeruar mundësitë për zhvillim akademik të të rinjve përmes sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *