Byroja Kosovare e Sigurimit: Mbi 142 milionë euro kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta
Byroja Kosovare e Sigurimit: Mbi 142 milionë euro kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta
Mbi 142 milionë euro kanë qenë kërkesat për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve, por edhe Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë periudhës 2012-2022.
Një dosje me emra të personave të dyshuar për inskenime të aksidenteve vetëm për të përfituar materialisht është dorëzuar në organet e rendit.
Shuma të mëdha parash edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen nga kompanitë e sigurimeve, por edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) vetëm për kompensimin e dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidente komunikacioni. Pavarësisht angazhimit të madh të Policisë së Kosovës viteve të fundit vërehet një fenomen i rritjes së aksidenteve më dëme të lehta, pasi që tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara se persona të papërgjegjshëm inskenojnë aksidente vetëm për qëllime përfitimi. Një dosje me emra të personave të dyshuar për inskenime të aksidenteve për të përfituar materialisht është dorëzuar në organet e rendit, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë epilog. Sipas të dhënave zyrtare të BKS-së shihet se në vitin 2022, 14,766,016 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2022. Nga kjo shumë 5,319,444 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 9,446,572 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Gjithashtu në vitin 2021, 12,653,265 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit. Shikuar ndaras, 4,522,044 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,131,221 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. Po ashtu, duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se në vitin 2020, 10,323,100 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit. Nga kjo vlerë 3,973,671 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 6,349,429 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve.
12,7 milionë euro kërkesa gjatë vitit 2019
Sipas të dhënave zyrtare, 12,765,494 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2019. Nga kjo shumë 4,623,890 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,141,604 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve Po ashtu, 14,488,959 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2018. Shikuar ndaras, shihet se 5,624,270 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,844,689 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. Gjithashtu, 13,523,335 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2017, ku 5,077,858 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në BKS, derisa 8,445,477 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve.
Mbi 13 milionë euro kërkesa gjatë vitit 20216
Referuar gjithmonë të dhënave zyrtare të BKS-së shihet se 13,127,448 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2016, ku 4,372,901 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në BKS, derisa 8,754,547 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve , 13,384,010 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015, ku 4,454,420 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015, si dhe 8,929,590 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. Në vitin 2024 shihet se 12,626,424 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit, ku 5,143,529 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në BKS, derisa 7,482,895 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. 13,844,579 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2013, ku 4,210,564 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 9,634,015 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. 11,326, 343 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012, ku 3,912,343 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012, derisa 7,405,294 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2012.