OPINIONTË FUNDIT

Në garë me Ramiz Lladrovcin e PDK-në, kandidatja e VV-së: Jemi alternativa më e mirë

Egzona Tërdevci, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Drenasit, në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, ka folur për kundërkandidatët e saj.

Në këto zgjedhje, kryetari aktual, Ramiz Lladrovci i dalë nga PDK-ja, do të garoj me një lëvizje të re. Ndërsa nga PDK-ja do të garoj Petrit Hajdari.

E pyetur se si e sheh garën me këta kandidat, Tërdevci ka thënë se Vetëvendosja është alternativa më e mirë.

Ajo thotë se qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për keqqeverisjen prej nëntë vitesh.

“Çdo kandidat që garon ka peshën e vet politike, por forca e një kandidati nuk matet me sa ka qenë në pushtet, por me sa ka bërë për qytetarët. Për keqqeverisjen e këtyre nëntë viteve jemi dëshmitarë të gjithë”, thotë Tërdevci.

Sipas saj, Drenasi ka nevojë për qeverisje të hapur dhe të afërt me njerëz.

“Drenasi ka nevojë për energji të re, për një qeverisje që është e hapur, e ndershme dhe e afërt me njerëzit. Në këtë aspekt, unë besoj se jemi alternativa më e mire”, theksoi ajo.

Ndryshe, Drenasi është basion i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kjo parti qeverisë me vite të tëra. Por tani që janë ndarë në dysh, Lladrovci nga njëra anë dhe kandidati tjetër nga PDK-ja në anën tjetër, pritet një garë interesante në këto zgjedhje, për Drenasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *