TË FUNDIT

Krasniqi takon familjet e mërgimtarëve në Gjilan: Shqetësuese, të rinj të talentuar po braktisin vendin

Krasniqi takon familjet e mërgimtarëve në Gjilan: Shqetësuese, të rinj të talentuar po braktisin vendin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka takuar tri familje të kësaj komune.

Ajo që i lidh këto tri familje, siç shpjegon Krasniqi, është se ato ndajnë fatin e njëjtë të largimit të fëmijëve të tyre nga Kosova, shkruan lajmi.net.

“Gjatë këtyre dy viteve, dy djemtë e Ramadan Arifit kanë emigruar në Slloveni, ndërsa i treti sot kishte marrë përgjigjen pozitive nga Ambasada e këtij shteti për vizë pune. Njëri djalë i Sadik Ramadanit, që është edhe prind dëshmori, ka emigruar në Itali, ndërsa i vetmi djalë i Arif Sinanit në Gjermani, për shkak të pasigurisë në punësim, mungesës së perspektivës dhe zhgënjimit me qeverisjen pa vizon e pa drejtësi”, shkruan Krasniqi.

Ai thotë se është shqetësuese se si të rinj të talentuar e me potencial po braktisin vendin.

“Andaj, misioni ynë është të zhvillojmë shtetim tonë, ku të rinjtë të kenë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen këtu, të ngrisim nivelin e zhvillimit ekonomik duke krijuar vende të reja pune e me paga dinjitoze, si dhe të investojmë për arsim dhe shëndetësi të qëndrueshme”, shkruan tutje Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në lagjen Arbëria të Gjilanit, takova familjet Arifi, Ramadani dhe Sinani. Përveç se janë fqinj, ata ndajnë fatin e njëjtë të largimit të fëmijëve të tyre nga Kosova, të cilët kanë emigruar në shtetet e Evropës, duke kërkuar një të ardhme më të mirë jashtë vendit.

Gjatë këtyre dy viteve, dy djemtë e Ramadan Arifit kanë emigruar në Slloveni, ndërsa i treti sot kishte marrë përgjigjen pozitive nga Ambasada e këtij shteti për vizë pune. Njëri djalë i Sadik Ramadanit, që është edhe prind dëshmori, ka emigruar në Itali, ndërsa i vetmi djalë i Arif Sinanit në Gjermani, për shkak të pasigurisë në punësim, mungesës së perspektivës dhe zhgënjimit me qeverisjen pa vizon e pa drejtësi.

Është shqetësuese si çdo ditë të rinj të talentuar e me potencial, si dhe profesionistë të shumtë, po e braktisin vendin në mungesë të sigurisë dhe garancës për një të ardhme prosperuese.

Andaj, misioni ynë është të zhvillojmë shtetim tonë, ku të rinjtë të kenë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen këtu, të ngrisim nivelin e zhvillimit ekonomik duke krijuar vende të reja pune e me paga dinjitoze, si dhe të investojmë për arsim dhe shëndetësi të qëndrueshme.

Kjo është beteja që duhet ta bëjmë 15 vjet pas pavarësisë, që Kosova të mos zbrazet. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet për të arritur këtë synim. Bashkë, do ta kthejmë shpresën dhe besimin në Kosovë!./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *