POLITIKATË FUNDIT

Musliu: Vuçiq e përdori veriun si kartë pazari, Kosova nuk ra në kurthin e tij

Ish-drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu ka folur mbi mashtrimet që presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon t’i bëjë si pjesë e lojës politike për të forcuar pushtetin e tij duke përdorur Listën Serbe si dorë e zgjatur për bllokimin e institucioneve në veri të Kosovës dhe njëkohësisht duke u ankuar te ndërkombëtarët se për këtë fajtore është Prishtina zyrtare.

Eksperti i sigurisë ka folur mbi mashtrimet që presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon t’i bëjë si pjesë e lojës politike për të forcuar pushtetin e tij duke përdorur Listën Serbe si dorë e zgjatur për bllokimin e institucioneve në veri të Kosovës dhe njëkohësisht duke u ankuar te ndërkombëtarët se për këtë fajtore është Prishtina zyrtare.

“Dy vjetët e fundit presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Lista Serbe shpenzuan mund e energji duke i bllokuar institucionet në veri të Kosovës, vazhdimisht duke iu ankuar dhe duke ushtruar presion ndaj vendeve të QUINT-it me narrativin se Kosova duhet të lëshojë pe.

Rezultati? Vetëm humbje kohe për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe vetëm një përpjekje e dështuar për ta paraqitur veten si “mbrojtës” të serbëve të Kosovës.”

Musliu rikujton se presidenti serb po e kthen Listën Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke e “legalizuar” gjendjen që ai vetë e krijoi me bojkot.

“Ky është Vuçiq: fillimisht i nxjerr serbët nga institucionet, më pas i kthen aty, duke përdorur këtë lëvizje si kartë negociuese me SHBA dhe BE.”

Musliu ka thënë se qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë vepruan drejt që nuk ranë pre e këtij presioni politik e diplomatik, duke rezistuar ndaj lojës së Vuçiq, duke ruajtur integritetin institucional dhe duke mos lejuar që veriu të përdorej si mjet pazari politik.

“Ky qëndrim i vendosur ka qenë vendimtar për të mos i dhënë Beogradit avantazhin që e kërkoi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *