TË FUNDIT

Qeveria miraton kërkesën e RTK-së për huamarrje prej 2.54 milionë eurosh

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar sot në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për huamarrje deri në shumën prej 2,540,000 euro, përcjell KosovaNews.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen elektronike të kabinetit qeveritar, fondet do të përdoren për sigurimin e likuiditetit financiar të transmetuesit publik, me qëllim që RTK të vazhdojë funksionimin normal dhe ofrimin e shërbimeve mediale për publikun.

Huamarrja do të finalizohet pas përmbushjes së procedurave ligjore dhe financiare të parapara./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *