Roli i mërgatës në shtetndërtim është i pazëvendësueshëm”
Gazmend Dashi ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të mërgatës në zhvillimin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një potencial të madh për shtetin.
“Roli i mërgatës është i pazëvendësueshëm në shtetndërtim dhe, njëkohësisht, ajo përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm me kuadro profesionale në shumë sektorë shtetërorë,” është shprehur ai.
ImageGazmend DashiFoto galeri
Sipas Dashit, nuk ka rëndësi mënyra se si mërgata organizohet për të marrë pjesë në jetën politike e shoqërore të vendit. Ai thekson se Kosova duhet të adoptojë parimet e demokracisë moderne, ku idetë e lira dhe përvoja e fituar jashtë vendit kanë vlerë të madhe.
“Mënyra e organizimit për pjesëmarrje nuk është thelbësore, sepse duhet të mësohemi me parimet e një demokracie moderne. Shprehja e ideve dhe ndarja e përvojave profesionale të fituara në shtete me demokraci të avancuar janë jashtëzakonisht të domosdoshme,” ka theksuar Dashi.