Tradhtarët nuk janë legjendarë, janë grabitës të së ardhmes së Kosovës!
Në Kuvendin e Republikës janë ulur ata që për pasuri dhe pushtet shesin jo veq tokën, por edhe nënën e vet,e sa për pasuri dhe nderin e vendit se kan dert.
Historia nuk do t’i mbajë mend si udhëheqës, por si tradhtarë, bojkotues e zuzarë.
Ju qytetarët e Kosovës!
A e keni kuptuar se rreziku i këtij vendi… nuk vjen gjithmonë nga jashtë kufijve!
Rreziku më i madh,dhe më i dhimbshëm,na ka ardhur nga brenda!
Nga ata… që ne vetë ua kemi dhënë votën!
O milet… a e keni kuptuar?
Se për këto 20 vjet, tradhtia është ulur këmbëkryq… në mes nesh!
Në Kuvendin e Republikës!
Tradhtia… në Kosovën tonë të shtrenjtë… mban kostum!
Buzëqesh si lavire përpara kamerave, duke thënë: “Kurti na prishi me Amerikën!”.
Disa i mbajnë sytë të përlotur.
Dhe para kamerave… i fërkojnë duart, i fshijnë lotët, bashkohen rreth kazanit të hallvës që së bashku e kanë zier dhe përzier… dhe mendojnë ku t’i gjuajnë thesët me dollarë të vjedhur, ndërsa flasin se si t’ua mbushin të tjerët.
Por kur erdhi koha…
Këto të njëjtat lavire të sotit ngritën dorën!
Për të shitur tokën tonë!
Për të shitur pasuritë tona!
Për të shitur të ardhmen e fëmijëve tanë!
Ngritën dorën e tradhtisë… dhe varfëruan vatrën e Dardanisë!
Nëse u dhamë votën, të njëjtët do ta ngrenë përsëri dorën… për kompromise të reja.
Sepse tradhtari, kur tradhton një herë… ai tradhton edhe njëqind herë të tjera!
Kush janë këta?!
Janë ata që, për pasuri dhe pushtet, kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën!
Janë ata që e këmbyen interesin kombëtar me një thes me dollarë dhe me kolltukun personal!
Janë ata që, me instruksione të shërbimeve antishqiptare, vrisnin njerëzit e LDK-së me porosi!
Janë ata që, nga toka jonë, nga minierat tona, nga uji ynë… ngritën vila luksoze brenda dhe jashtë vendit!
Dhe sot,pasuria e Kosovës… është në duart e tyre!
Ata janë politikanët më të pasur në Evropë… ndërsa ne jemi vendi më i varfër në rajon!
Por, ju qytetarët e Dardanis time…
Mos harroni!
Këta nuk janë udhëheqës!
Këta janë grabitës të së ardhmes sonë!
Këta nuk do t’i përmendë historia si heronj… por si TRADHTARË!
Dhe ora e drejtësisë do të vijë!
Dhe kur të vijë…
As vota, as zëri kundërshtues nuk duhet të mungojë!
Duhet t’i godasim me të gjitha mjetet demokratike që i kemi!
Sepse Kosova nuk është pronë private e tyre.
Kosova është gjaku i derdhur!
Kosova është sakrifica!
Kosova është nderi ynë!
Dhe askush… ASKUSH… nuk ka të drejtë ta shesë, të luajë me nderin, me gjakun dhe me kufijtë e këtij vendi!