Kamera e policisë regjistron ngjarjen e rrallë – momenti kur rrufeja shkakton dëme në Karolinën e Jugut
Një kamerë e vendosur në panelin e përparmë të veturës së një oficeri policie në Karolinën e Jugut ka regjistruar një moment të rrallë.
Në fakt, një rrufe goditi një shtyllë elektrike, duke shkaktuar shpërthim të vogël dhe ndërprerje të energjisë elektrike, por fatmirësisht pa lëndime.
Departamenti i Policisë së Mount Pleasantit ndau pamjet në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur rrufeja godet shtyllën elektrike në qytet, duke shkaktuar një shpërthim të vogël dhe zjarr.
“Goditja nga rrufeja shkaktoi ndërprerjet e energjisë dhe vonesa në qarkullimin rrugor,” thuhej në postim.
Punonjësit e kompanisë energjetike Dominion Energy arritën të rikthenin shpejt furnizimin me energji dhe të largonin telat e rrëzuar.
Policia njoftoi se nuk pati persona të lënduar nga goditja e rrufesë.
https://x.com/MountPleasantPD/status/1955000042252579296?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1955000042252579296%7Ctwgr%5E2416407874c48162e555c092de4f17db5cc95995%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkamera-e-policise-regjistron-ngjarjen-e-rralle-momenti-kur-rrufeja-shkakton-deme-ne-karolinen-e-jugut%2F