TË FUNDIT

Meçollari: Korrupsioni dhe ndërhyrjet elektorale po minojnë raportet mbarëkombëtare

Kapiteni i rangut të parë, Artur Meçollari në një intervistë për “Bota sot” ka folur mbi sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

Ai ka thënë se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë është në një nivel të kënaqshëm, veçanërisht mes institucioneve homologe të sigurisë. Megjithatë, në planin politik, Shqipëria duhet të bëjë më shumë, sidomos në drejtim të diplomacisë.

Sipas tij, Në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi duket i shkëlqyer, si në kuadrin e marrëdhënieve bilaterale, ashtu edhe në atë të KFOR-it, ku Shqipëria kontribuon me një kontingjent të konsiderueshëm, duke pasur parasysh kapacitetet e saj njerëzore.

“Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë është në nivel të kënaqshëm dhe kryesisht midis institucioneve homologe të sigurisë. Në nivel politik Shqipëria duhet të bëj më shumë, sidomos në fushën e diplomacisë. Ndërsa në fushën e mbrojtjes duket se bashkëpunimi është shumë i mirë, kjo si në raportet bilaterale, por edhe në kuadër të KFOR-it. Shqipëria ka në KFOR në kontingjent të lartë për kapacitetet e saj njerëzore.

Divergjencat e karakterit ideologjik dhe politik midis liderëve në Kosovë dhe Shqipëri nuk kanë ndihmuar bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke në fushën e sigurisë, si dhe ka dëmtuar edhe harmoninë mbar shqiptare në rajon. Korrupsioni rajonal endemik, si dhe ndërhyrjet në fushatat elektorale reciproke janë faktorët kryesor, në gjykimin tim, të mungesës së bashkëpunimit të faktorit mbarë shqiptar. Raportet Shqipëri-Kosovë janë përcaktuese për marrëdhëniet mbarshqiptare në rajon dhe këto raporte nuk duhet të varen nga ideologjitë partiake”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *