Tahiri gënjen publikisht! Vrasësi i Gjilanit nuk ishte ftuar në pritjen e Qeverisë së Kosovës, por të Ambasadës së Shqipërisë, ku edhe vetë Tahiri ishte pjesëmarrës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës së martë, ka reaguar ashpër në lidhje me rastet tronditëse të pesë vrasjeve të rënda në 48 orët e fundit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, duke thënë se këto ngjarje janë pasqyra më e qartë e dështimit të plotë të shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
“Më 10 gusht, Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë, ku autori ishte Mefail Shkodra. Personin në fjalë, fatkeqësisht, e kemi parë në pritje shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,” theksoi Tahiri.
Pas një verifikimi të shkurtër në arkivin e saj, KosovaNews ka arritur të nxjerrë në pah gënjeshtrën e deputetit Tahiri, të cilën ai ia tha qytetarëve në sy, përmes përmes konferencës së sotme për media.
KosovaNews ka arritur të faktojë me fotografi se pritja për të cilën flet deputeti Tahiri nuk ishte organizuar nga Qeveria e Kosovës, por ishte pritje e Ambasadës së Shqipërisë, në të cilën pjesëmarrës ishte edhe vetë deputeti Tahiri.
Më poshtë gjendet fotografia origjinale nga pritja e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, ku, bashkë me deputetin Tahiri, kishin marrë pjesë edhe shumë figura të tjera të PDK-së.