Qemajl Aliu publikon videon e Shtimes së transformuar: Vazhdojmë me projekte të mëdha
Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu ka publikuar një video nga qyteti i Shtimës.
Ai përmes kësaj video është shprehur se për dy dekada, Shtimja kishte nevojë për më shumë kujdes, më shumë dritë e më shumë mundësi.
‘’Për dy dekada, Shtimja kishte nevojë për më shumë kujdes, më shumë dritë e më shumë mundësi.Nga fshati më i largët deri në zemër të qytetit, mungesat ndiheshin e shiheshin kudo. Bashkë e nisëm një rrugëtim dhe sot, Shtimja është një qytet që punon, ndërton dhe ecën përpara – me projekte që nuk janë parë kurrë më herët’’ ka shkruar Aliu.