Alarmon avokati Koci: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi – tregon çka i ndodhi një çifti nga Kosova
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka treguar se kontrollet në kufi janë shtuar ndjeshëm.
“Çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë në hyrje të Serbisë (lexoni me kujdes udhëzimet për paratë dhe gjërat me vlerë, të vendosura në hyrje dhe dalje të pikave kufitare)”, ka shkruar ai.
Sipas tij, mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore.
Postimi i plotë
KUJDES kur kaloni nëpër Serbi!
Kontrollat në kufi janë shtuar ndjeshëm.
Çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë në hyrje të Serbisë (lexoni me kujdes udhëzimet për paratë dhe gjërat me vlerë, të vendosura në hyrje dhe dalje të pikave kufitare).
Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore.