POLITIKATË FUNDIT

“Të mjerë, e dinin që paraqet rrezik…” – Tomë Gashi ‘zbulon’ arsyet pse u emërua Radomir Llaban në Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit. Vendimi vjen pasi gjyqtari serb Radomir Llaban është caktuar si raportues për këtë rast.

Sipas Osmanit, ky gjyqtar është identifikuar nga raportet e institucioneve të sigurisë të viteve 2018, 2021 dhe 2024 si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari që cenojnë rendin kushtetues të vendit.

“Tërheqja e kësaj kërkese është e domosdoshme. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona që, sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë atë.”, deklaroi Presidentja.

Avokati Tomë Gashi, i konsideron të mjerë ata që e emëruan Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se të mjerët e emëruan sepse atyre ju duhej edhe pse e dinin se ai paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Shkrimi i plotë:

Të mjerët,
E emëruan në vitin 2018 ata që ishin në pushtet.
E lejuan një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të vendosë për fatin e Kosovës.
E emëruan sepse atyre u duhej, edhe pse e dinin që ai paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
E dini që paraqet rrezik për shtetin tonë.
Emrin e ka Radomir Lllaban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *