POLITIKATË FUNDIT

Gazetari i medias gjermane ‘godet’ Serbinë: Vuçiqit vërtet po i ngushtohet laku rreth fytit…!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar situatën aktuale në vendin e tij, si më të rëndën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Përballë krizave të shumta të brendshme dhe tensioneve rajonale, pozita e tij politike duket gjithnjë e më e lëkundur.

E për këtë, ka reaguar gazetari i medias gjerman “DeustcheWellë”, Bahri Cani.

Ai solli një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në Serbi dhe rajon, duke përfshirë dënimin e aleatëve të Vuçiqit, protestat e vazhdueshme, ftohjen e marrëdhënieve me aleatët tradicionalë dhe rritjen e tensioneve në veri të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Ai paralajmëron se Vuçiq ndodhet para dy rrugëve: forcimit të autoritarizmit ose largimit nga pushteti – me pasoja të mundshme ligjore për të.

Postimi i plotë

Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë, prej vitit 2008 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot!

Kështu tha dje presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai sot do të mbledhë Këshillin e Sigurisë dhe do ta shqyrëtoj gjendjen, e më pas do t’i drejtohet popullit të tij, ku jam i bindur një milion përqind që do të thotë në fund se “Serbia do të fitojë”.

Por ja disa fakte: Kreu i serbëve në RS Milorad Dodik është denuar me një vit burg dhe gjasht vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve politike.

Prokuroria dhe organet e drejtësisë i kanë arrestuar disa bashkëpunëtorë dhe (ish)ministra të Vuçiqit.

Ka madje informacione më shumë konspirative deri tani prej vetë Vuçiqit dhe njerëzve të tij se edhe ai mund të arrestohet dhe se organet e drejtësisë “po bëjnë një lloj grusht shteti” kundër regjimit të tij.

Në Novi Pazar ka pasur protesta kundër Vuçiqit dhe Serbisë. Ka pasur edhe incidente.

Protesta kundër tij ka në të gjithë Serbinë për nëntë muaj.

Kroacia ka mbajtur një paradë të madhe ushtarake, që Vuçiqit nuk i ka pëlqyer.

E të mos harrojmë që në Kosovë kaherë nuk janë duke i shkuar punët mirë. Në Veri nga dita në ditë Policia e Kosovës është duke “krasitur” aktivitetet e strukturave paralele.

Serbia kaherë ka probleme në procesin e integrimeve me BE.

Maje edhe me Rusinë kohët e fundit ka pasur më shumë probleme sesa miqësi, për shkak të dërgimit të armëve serbe në Ukrainë.

Ndërsa tek mbështetja amerikane me siguri që nuk mund të llogaritë, nëse i vjen puna pick.

Me një fjalë, Vuçiqit vërtet po i ngushtohet laku rreth fytit, por nuk mund të dihet deri kur do të mbetet në pushtet.

Personalisht mendoj se Vuçiqi ka dy rrugë: Ose do të futë diktaturën e plotë në Serbi dhe do të filljnë konfliktet e dhunshme brenda Serbisë, ose së shpejti duhet të hapë rrugë për dike tjetër, ndërsa vetë me siguri që do të ketë probleme juridike….

Por kjo është puna e tij – sa për mua, ky njeri kaherë është duke dëmtuar gjendjen brenda vendit të vet, e të mos flas për raportet me vendet fqinje!

Por kjo nuk do të thotë qe vendet fqinje nuk duhet të kenë kujdes dhe të mos bien pre e ndonjë provokimi të tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *