POLITIKATË FUNDIT

A është Përparim Rama një biznesmen i dështuar në Londër?

Kur Përparim Rama u kthye nga Londra për të kandiduar si kryetar i Prishtinës në vitin 2021, ai solli me vete një imazh që për shumëkënd tingëllonte si premtim për transformim. Ai u paraqit si një arkitekt ndërkombëtar dhe vizionar i suksesshëm që vinte nga një prej metropoleve më kreative të botës.
Nuk u prezantua vetëm si profesionist, por edhe si një sipërmarrës që kishte ndërtuar karrierë dhe biznese në njërën nga ekonomitë më të zhvilluara të Evropës. Kjo pamje u pranua nga publiku. Por ndërsa Rama i afrohet fundit të mandatit të tij të parë si kryetar komune dhe ka shpallur synimin për rizgjedhje në tetor 2025, lind një dilemë se cili ishte konkretisht suksesi i tij në Londër.

Përgjigjja mund të gjendet në dokumentet zyrtare të “Companies House”, regjistrit publik i të gjitha kompanive britanike.

Demokracia.com ka analizuar të gjitha bizneset në të cilat Përparim Rama ka qenë i përfshirë si drejtor, aksionar apo person me kontroll të rëndësishëm. Rezultati del të jetë një rrjet i gjerë kompanish të mbyllura, të pasuksesshme, me borxhe, pa aktivitet tregtar, dhe pa staf.

Faktet nga Mbretëria e Bashkuar

Nga mbi 15 kompani ku Rama ka figuruar zyrtarisht si drejtues:

9 kompani janë të mbyllura (dissolved), shumica pa ndonjë aktivitet tregtar të dokumentuar.

6 kompani janë ende formalisht aktive, por vetëm njëra prej tyre ka ndonjë bilanc real.

Vetëm njëra kompani (4MA Ltd) ka pasur pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, por me borxhe dhe pa asnjë të punësuar.

Pjesa tjetër operojnë si adresa formale apo si struktura që administrojnë prona, jo kompani aktive, shkruan Demokracia.com.

Kompanitë

1. 4MA Limited

E themeluar në mars 2008, kjo ishte kompania bosht e Përparim Ramës për veprimtarinë arkitekturore. Sot ka zero të ardhura, vetëm £53 në llogari bankare, dhe borxhe mbi £1.88 milion. Megjithëse zotëron rreth £2.85 milion në asete, nuk ka asnjë punëtor dhe asnjë aktivitet tregtar të raportuar.

2. Salons Management Limited

Një kompani për administrim pronash, e vetmja që duket se gjeneron të ardhura, mbi £100 mijë cash dhe kapital neto mbi £101 mijë. Por edhe kjo nuk ka asnjë të punësuar, dhe Rama u largua në shkurt 2025.

3. Non Linear Matrix Ltd

Kompani arkitekturore e themeluar në 2004. Pas dorëheqjes së Ramës në 2021, kompania nuk ka më të ardhura apo personel.

4. Studiorama Ltd

Pjesë e rrjetit 4M. Nuk raporton të ardhura, staf apo aktivitet që prej dorëheqjes së Ramës.

5. 4M Works Limited

Rama u largua në 2011. Kompania ekziston, por nuk ka të dhëna për ndonjë aktivitet real.

6. 4M Group Limited

E themeluar më 2004 dhe e mbyllur më 2014. Pa të ardhura të dokumentuara për vite.

7. 4M Construction Limited

Mbyllur në 2011, pa asnjë gjurmë të ndonjë aktiviteti tregtar domethënës.

8. 4M Joinery Limited

Një tjetër kompani ndihmëse e rrjetit arkitekturor, e mbyllur dhe pa të dhëna për punë reale.

9. Nous 4M Limited

E mbyllur brenda një viti nga themelimi në 2010. Asnjë aktivitet i raportuar.

10. Grosvenor ODA Ltd

Tentativë për të ndërtuar një imazh më prestigjioz. U mbyll në 2019, me vetëm £2 në bankë.

11. 77 Somerset Ltd

E themeluar më 2020, mbyllur në 2022. Pa të dhëna për qarkullim apo veprimtari.

12. 8690 Woodcote Valley Limited

E njëjta histori si më sipër, 2 vite jetë, asnjë aktivitet.

13. London ODA Limited

Pretendim për zhvillim urban. U mbyll në 2021, pa dokumentuar asnjë projekt.

14. 44A Hereford Road Ltd

Aktive, por funksionon vetëm si administruese prone rezidenciale. Asnjë lidhje me arkitekturë apo sipërmarrje kreative.

15. 126A Westbourne Grove Ltd

E njëjta situatë, kompani aktive për menaxhim prone, por jo aktivitet zhvillimor apo arkitektonik.

Çfarë tregojnë këto fakte?

Pra, sic shihet, shumica e kompanive të Ramës janë thjesht struktura formale, të mbyllura ose pasive, pa staf, pa të ardhura, por me borxhe. Edhe kompania e vetme me pasuri të paluajtshme funksionon në heshtje, me zero qarkullim dhe asnjë të punësuar.

Rama, ndonëse me agjendë të ngjeshur si Kryetar i Prishtinës, nëse jo produktiv në biznese, duket se po e menaxhon një “projekt” tjetër me efikasitet, shuarjen e kredive të tij milionëshe. Brenda tri vitesh ai ka shlyer mbi 2.4 milionë euro kredi.

Nëse matet suksesi me fakte dhe jo me imazhe, historia e Përparim Ramës në Londër nuk është një histori frymëzuese biznesi. Është një seri përpjekjesh që nuk u konkretizuan, që nuk gjeneruan vlerë të qëndrueshme, dhe që nuk kontribuuan në komunitet. /Demokracia

Kompanitë (DOC)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *