Publikohen pamjet tronditëse: Pronari e rreh ish-policin për të mbrojtur kamarierin 18-vjeçar! (Kujdes pamjet)
Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës ligjor i ish-shefit të qarkullimit Ardian Isufi, ka publikuar një video të re në përpjekje për të mbrojtur klientin e tij, i cili është përfshirë në një incident të rëndë dhune ndaj një kamerieri 18-vjeçar në Vlorë. Në pamjet e publikuara, sipas avokatit, shihen momente tensioni dhe një grup personash që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj Isufit pas incidentit brenda lokalit.
“Ardiani i ka dhënë vetëm dy shpulla djalit, por më pas është dhunuar nga rreth 15 persona jashtë lokalit. Në video dallohen qartë personat që e kanë sulmuar me mjete të forta,” u shpreh Cakrani për mediat.
Ai akuzon publikun dhe mediat për fokusin vetëm në njërën anë të ngjarjes dhe kërkon nga Policia e Shtetit që të identifikojë dhe ndalojë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj klientit të tij.
Në video nuk shfaqet momenti i goditjes së Isufit ndaj kamarierit Ron Balaj, por dallohet një përplasje fizike jashtë lokalit mes disa individëve. Cakrani nuk komentoi dhunën e Isufit ndaj të miturit, duke e quajtur atë një “incident të nxitur nga keqkuptimi”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta publike, ndërsa vetë Ardian Isufi është pezulluar nga detyra dhe ndodhet në spital për shkak të dëmtimeve të marra në konflikt. Organi i akuzës ka nisur hetimet për të dyja palët e përfshira në incident.