POLITIKATË FUNDIT

Profesori universitar i bën thirrje Albin Kurtit: Lëre Duda Baljen dhe Fatmir Limajn me 3-4 deputetë, zgjedhjet do t’i fitosh bindshëm

Profesori universitar Binak Maxharraj ka reaguar përmes një prononcimi publik, duke i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, si rrugën më të drejtë për të dalë nga situata aktuale politike.

“Albin, mos u mundo fare, çoje vendin në zgjedhje – kjo është zgjidhja! Bëje këtë sa nuk je shndërruar në një tjetër përrallë të hidhur politike, siç ndodhi me shumë parti që përfunduan në fund të pusit,” deklaroi Maxharraj.

Ai kritikoi idenë e ndonjë qeverie të re me individë të diskredituar apo me pak përfaqësim parlamentar, duke përmendur konkretisht.

“Nuk janë zgjidhje Duda Balje apo Fatmir Limaj me tre-katër deputetë. Këto nuk janë alternativa që e nxjerrin vendin nga kriza.”

Në përmbyllje, profesori Maxharraj thekson se Kurti duhet ta mbajë veten dhe të shkojë sërish në zgjedhje, duke besuar se do t’i fitojë edhe më bindshëm.

“Albin, mbaje veten dhe dërgo vendin në zgjedhje, do t’i fitosh përsëri, ndoshta edhe më bindshëm se herën e kaluar”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *