“Si është e mundur që Serbia të di…ndërsa Kosova…”, avokati Tomë Gashi me pyetje ‘të forta’ sulmon ish-pushtetarët
Avokati Tomë Gashi, ka hedhur pikëpyetje sesi është e mundur që Serbia të di për secilin pjesëtar të UÇK-së, ndërsa Kosova di shumë pak apo aspak për ushtarët e Serbisë.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se për numrin e policëve serbë e paramilitarëve serbë që kanë vrarë e prerë shqiptarë gjatë luftës, institucionet që nga 12 qershori 1999 e deri më sot nuk e kanë haberin kush janë ata, e ku janë ata vrasës.
“Qysh apo si?
Si është e mundur që Serbia po e “di” për secilin pjesëtar të UÇK-së,
e Kosova po di shumë pak apo aspak për rreth 40.000 ushtarë të Serbisë që kanë marrë pjesë në masakrimin e mbi 15.000 civilëve shqiptarë gjatë luftës?
Për numrin e policëve serbë e paramilitarëve serbë që kanë vrarë e prerë shqiptarë gjatë luftës, institucionet tona, që nga 12 qershori 1999 e deri sot, as që e kanë haberin kush janë ata e ku janë ata vrasës!”, ka shkruar Gashi.
Tutje, ai pyet mos edhe për këtë ka faj Kurti apo dikush tjetër që ka udhëhequr shtetin e pushtetin për mbi 22 vite dhe deri më 14.02.2021