A do ta përdhosnin flamurin serb në Suharekë, sikur e përdhosën flamurin e Gjergj Kastriotit?
Sikur ta kishin përdhosur flamurin serb në Suharekë, e ta shtypnin pastaj me makinë, do të tronditej Serbia e Kosova. Vuçiqi do ta bënte problemë në OKB. Policia jonë do të mobilizohej si në gjendje lufte.
Por kur disa ” të mitur” që e grisen flamurin shqiptar publikisht që t’i shihnin të gjithë, duke qeshur e duke u tallur me veprimin e tyre të ndyrë si të marrë, policia i arsyetoi tha se është ” punë kalamajsh”.
Nuk ishte punë kalamajsh ( në grisjen e flamurit kishte mllef tërbim). Ata kishin makinë, e xhironin dhe e transmetonin aktin e shëmtuar në rrjetin social, qeshën me cinizëm dhe shkuan tutje si hordhitë e Xhingis Khanit.
Dikur popullatën e Suharekës më së shumti e kanë masakruar policia serbe sepse i takonin flamurit kuq e zi. Sot ia përdhosin simbolin kombëtar dhe nuk guxojnë të reagojnë.
Kush ishin ata “kalamaj” dhe kush qëndron prapa tyre?Ata shqiptarë nuk ishin. Pse nxitoi policia t’ i lironte dhe t’i arsyetonte? Ishin islamista që i tolerojmë? Ishin bijtë e kolonëve të ardhur nga Azia, apo ishin bijtë e djajve?