OPINIONTË FUNDIT

“Pazaret e fshehta për veriun”/ Juristi nga Belgjika me deklaratë të fortë: Disa politikanë duhet të përballen me drejtësinë!

Juristi nga Belgjika, Skender Musliu, në një prononcim për “Bota sot” trajtoi një nga çështjet më delikate dhe më të ndjeshme për shtetësinë e Kosovës: rrezikun real të ndarjes territoriale dhe pasojat e saj ligjore, politike dhe kombëtare.

Fillimisht, ai tha se ndër vite kanë qarkullaur deklarata publike nga politikanë të ndryshëm, që si zgjidhje të konfliktit me Serbisë, e kanë parë ndarjen e Kosovës.

E për këtë, vlerëon se të tillët do duhej të përballeshin me drejtësinë.

“Deklaratat publike, që përsëriten ndër vite dhe në kontinuitet nga zyrtar dhe politikan të profilit të lartë, në veçanti nga ligjvënës, respektivisht deputet, të cilët zgjidhjen e problemit të Kosovës me Serbinë, e shohin në ndarjen e Kosovës, do të duhej të përballeshin me drejtësinë. Siç dihet, kjo ndarje do të nënkuptonte shkëputjen apo aneksimin, jo të pjesës veriore të Mitrovicës me disa fshatra, siç pretendon dhe manipulon opozita, por të pjesës veriore të Kosovës, nga ura mbi lumin Ibër, duke përfshirë Ujmanin ku gjinden rezervat më të mëdha të ujit, nga i cili furnizohet Kosova me ujë të pishëm, për ftohjen e impjanteve të Obiliqit, ujitjen e tokave bujqësore, dhe jo vetëm, dhe Trepçën, që është ndër minierat më të pasura në Europë, me pasuri të konsiderueshme specifike nëntokësore, që nga ekspert ndërkombëtar, vlerësohet me qindra dhe qindra miliarda dollar. Respektivisht, bëhet fjalë për dy pasuritë më strategjike dhe më kritike, pa të cilat Kosova nuk do të mund të funksiononte si shtet.

Sikur këto deklarata të pamatura të vinin nga qytetar të rëndomtë, nuk do të ishte aspak problem, sepse ato nuk do të kishin kurfar ndikimi në krijimin e opionit dhe do të ishin pa pasoja, mirëpo kur këte e bëjnë politikanët, të cilët ndër vite, në mënyrë sistematike e përdorën si strategji propagandën për ndarjen e Kosovës duke indoktrinuar opinionin, nuk mund të kalohej pa u ndëshkuar”, nënvizoi ai.

ImageJuristi nga Belgjika, Skender MusliuFoto galeri
Po ashtu, tha se deklaratat për ndarjen e Kosovës janë veora të rënda penale, madje konsideron se të tillat do duhej të bëheshin objekt hetimi nga Prokuroria Speciale.

“Këto deklarata të papërgjegjshme, inkriminuese dhe antikombtare, konsumojnë veprat më të rënda penale, sepse bëhet fjalë për shkelje të Rendit Kushtetues, cungim të sovranitetit dhe rezikim të integritetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës, që u pagua me gjak.

Këto deklarata që përsëriten në opinion, madje duke u arsyetuar dhe elaboruar publikisht nëpër televizione dhe konferenca të ndryshme për shtyp, konsideroj se Prokuroria Speciale e Kosovës, që moti kohë është dashur të merret për t’ua ndalur hovin këtyre ideve destruktive dhe antikombtare, mbase ato mund të konsiderohen si thirrje apo nxitje për përmbysje të Rendit Kushtetues.

Fatkeqësisht, lidershipi i PLAN-it, rrjedhimisht edhe deputetët e tyre të disciplinuar partiak, sikur të vinin në pushtet, në konkordim të sinkronizuar me Listën serbe, nuk do të nguronin të votojnë aneksimin e pjsës Veriore të Kosovës.

E gjithë kjo lojë për ndarjen e Kosovës, bëhet edhe më kriminale dhe më e rezikshme, nga faki se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organizëm më i lartë juridik i OKB-ës, në vitin 2010 konfirmoi se, shpallja e pavarsisë së Kosovës nuk përmbante shkelje të së drejtës Ndërkombtare, duke i dhënë legjitimitet dhe legalitet vendimit të Kuvendit të Kosovës, kur ajo në mbledhje plenare dhe me aklamacion shpalli pavarsinë në vitin 2008”.

Në vazhdim, tha se ndër të parët që sollën idenë e ndarjes së Kosovës, ishin Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

“Kërkesat e politikanëve për ndarjen e Kosovës nuk janë të reja, sepse kjo veprimtari armiqësore është parapërgatitur mes Hahim Thaçit dhe Edi Ramës, e që ka debituar me takimin e Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit në Nish më 2016, e gjithë kjo e koordinuar nga Baton Haxhiu, kurse « oferta » për aneksimin e Veriut të Kosovës në opinion doli më 2018, kur Hashim Thaçi vendosi t’a bëjë publike. Që atëherë, me paratë e taksapaguesve të Kosovës Thaçi kishte angazhuar kompani të ndryshme të specializuara, nëpër qendra relevante ndërkombtare, të lobojnë për ndarjen e Kosovës. Në këtë fushatë antishtetërore ishin përfshirë edhe disa Ambasada të Kosovës nëpër botë të kontrolluara nga PLAN-i, sikurse ajo në SHBA, ku Vlora Çitaku si ambasadore i printe kësaj propagande duke e konsumuar mandatin e saj në lobim”, shtjello ai.

Gjithashtu, juristi nga Belgjika vlerëson se ndarja e Kosovës ka qëllime mizor dhe kriminale.

Mirëpo, sipas tij, një gjë e tillë u ndalua nga qeveria Kurti, ku zbrapsën agresionin serb për aneksimin e veriut të Kosovës.

“Fatkeqësisht, qëllimi i ndarjes së Kosovës, do të bëhej për qëllime mizore, të ulta dhe kriminale, respektivisht, frika e Thaçit dhe klanit të tij nga dosiet e Serbisë që rëndonin mbi t’a, për të cilat Serbia kishte informata të dorës së parë, sepse në rradhët e klanit të Thaçit kishte bashkëpuntorë të UDB-ës serbe. Prandaj, për t’iu shpëtuar Dhomave të Specializuara të Gjyktës Speciale me seli në Hagë, ky klan vendosi t’ia falte Veriun e Kosovës, Serbisë.

Në këtë kontekst, pas lobimit disavjeçar dhe deklaratave të politikanëve tanë, terreni për ndarjen e Kosovës, tanimë ishte përgatitur, prandaj, herët apo vonë « Banjska » sigurisht se do të ndodhte, por « fatmirësisht » ajo ndodhi nën qeverisjen e Albin Kurtit, i cili me organet dhe institucionet e sigurisë së Kosovës, me vendosmëri dhe profesionalizëm, zbrapsën agresionin serb për aneksimin e veriut të Kosovës”, tha Musliu.

Më tej, ai shtjelloi edhe sulmet e vazhdueshme dhe planet ndër vite të Serbisë për të sulmuar dhe armatosur veriun e Kosovës.

Në këtë pikë, fajësoi partitë e PLAN dhe politikat e tyre karshi Beogradit.

“Agresioni mbi Kosovën ishte planifikuar, se paku, që nga viti 2018, për çka janë bërë përgatitje dhe ushtrime ushtarako – terroriste në Serbi, duke shfrytëzuar paisjet, teknikën, armatimin, terrenet ushtarake për stërvitje dhe resurse tjera të shtetit serb. Sëkëndejmi, vlenë të theksoj se, agresioni fillimisht nuk ishte planifikuar për shtatorin e vitit 2023, ai ka qenë i planifikuar të ndodhë më herët, gjatë mandatit të Hashim Thaçit si president i Kosovës, mirëpo, falë aktakuzës së konfirmuar dhe shkuarjes së tij në Hagë, ky agresion abortoi.

Në bindjen time të thellë, sikurse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të mos kishin shkuar në Hagë, klani i Thaçit, për t’a shpëtuar lëkurën e tyre dhe dosieve të Serbisë, madje vet ata me strukturat e tyre, do t’a kishin inskenuar dhe aranzhuar me Vuçiqin, aneksimin e Veriut të Kosovës në mënyrë të koordinuar dhe të kontrolluar. Kësaj do t’i kishte parapri tërheqja e njësive speciale të policisë, dhe jo vetëm, ashtu siç kishte kërkuar PLAN-i, BE-ja dhe Vuçiqi, shto kësaj faktin se gjatë qeverisjes së PLAN-it, Serbia e kishte armatosur veriun e Kosovës me gjithë atë armatim që u gjet më vonë, në heshtje dhe të koordinuar klani i Thaçit dhe Vuçiqi do të bahkrendonin planin dhe datën e aneksimit. Fillimisht duke hyrë Radojçiqi, pa kurfar pengese, me grupin e tij me mbi 140 paramilitar të armatosur, kurse menjëherë më pas do të hynte ushtria serbe me autoblinda dhe armatim të rëndë duke u vendosur te ura e lumit Ibër. Kështu, një ditë të mëngjesit, kur Kosova do të zgjohej, do të vihej para aktit të kryer, duke e humbur territorin më të pasur të saj. Mirëpo, ndonjëherë në fatkeqësi, ka edhe fat, sepse sikur mos të shkonin në Hagë Thaçi dhe Veseli, sot Veriu i Kosovës do të ishte de facto dhe de jure pjesë përbërese e Serbisë”.

Në fund, ai shtoi se se pikërisht partitë e PLAN-it po bllokojnë Kuvendin, me qëllim të rikthimit në pushtet dhe për t’i realizuar planet e tyre.

“Prandaj, duke iu falënderuar Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë dhe kryeministrit Kurti, Kosova e ruajti Rendin Kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territoriar të saj.

Dhe fatkeqësisht, po kjo klasë politike e PLAN-it, tani bënë ç’mos për t’a penguar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, duke krijuar krizë artificiale, që mund të prodhojë pasoja të rënda ekonomike dhe financiare për shtetin. E gjithë kjo po bëhet me qëllim dhe shpresë që PLAN-i të kthehet prap në pushtet për t’i realizuar planet e errëta të tradhtisë. Atëherë, si mund t’iu besohet pushteti politikanëve të inkriminuar që tradhtojnë atdheun!?

Tani, i ngelë Prokurorisë Spciale të veprojë sipas detyrës zyrtare”, përfundoi Skënder Musliu për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *