TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes nis procedurat për ndërtimin e objektit të Policisë Ushtarake, nënshkruhet kontrata 1.2 milionëshe

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë në vlerë 1.2 milion euro për ndërtimin e objektit për Policinë Ushtarake, shkruan Reporteri.net.

Në dosjen e tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi sqarohet se objekti do të ndërtohet tek kazerma e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa ndërtimi parashihet të përfundojë vitin tjetër.

“Afatet kohore për fillimin dhe / ose përfundimin e kontratës: në ditë 350 ose per gjate dy viteve 2025 dhe 2026”, specifikohet në dosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *