TË FUNDIT

I sëmurë e në kushte të rënda ekonomike, Afrim Ismajli kërkon ndihmë për një “dhomë të vogël me banjo

Afrim Ismajli nga Perani i Podujevës ka nevojë për ndihmë. Ai i është nënshtruar para një viti një operacioni nga tumori, e prej atëherë thotë se as nuk mund të ecë. Problem i ka dalë me banesën me qira ku jeton, e cila ndodhet në katin e katërt, teksa objekti nuk ka fare lift.

Gazetarja e Reporteri.net, Leonora Kolukaj, e ka vizituar Ismajlin, i cili i ka rrëfyer për jetesën e vështirë. Familja e tij tre anëtarëshe varet vetëm nga pensioni i tij invalidor në shumë prej 120 euro, ku pothuajse e gjitha thotë se i shkon për barna.

Ai ka kërkuar që kushdo që ka mundësi t’ia sigurojë një dhomë e banjo, ku do të mund të hynte e dilte me karrocën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *