TË FUNDIT

Partitë e reja, vetëm për ‘kapuç të gjatë’ të shefave të tyre

Ditë më parë u bë e ditur se në skenën politike të Kosovës ka hyrë një parti e re politike, Forca e Re Kombëtare (FRK).

“Me 14 dhe 17 Korrik, u mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Organizativ të nismës politike konservatore “Forca e Re Kombëtare”, si hap i rëndësishëm drejt themelimit të subjektit të ri politik që synon të sjellë frymë të re të përfaqësimit qytetar, identitar, moral dhe kombëtar në skenën politike të Kosovës.

Mbledhja u zhvillua në atmosferë serioze dhe përbashkuese, ku morën pjesë themeluesit e nismës, personalitete me përvojë në jetën publike, akademike dhe politike, si dhe përfaqësues nga qytetarë të interesuar për një alternativë politike me vlera të qarta etike, kulturore dhe shtetformuese”, thuhet në njoftimin për media të partisë së re “Forca e Re Kombëtare (FRK)”.

Kjo parti u themelua në një kohë kur Kosova po përballet me krizë politike, pasi ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ashtu siç nuk është krijuar ende qeveria e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Nga ana tjetër, zgjedhjet e rregullta lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në këtë situatë, lind pyetja: A ka nevojë realisht Kosova për parti të reja politike, apo ka më tepër nevojë për reformim të atyre ekzistuese?

Partitë ekzistuese janë konsumuar, nevojitet një subjekt i ri politik

ImageIsmail MuçiqiFoto galeri
Opinionisti Ismail Muçiqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se skena politike në Kosovë ka nevojë urgjente për reforma rrënjësore, pasi partitë ekzistuese janë konsumuar dhe kanë humbur legjitimitetin.

“Skena politike në Kosovë ka patjetër nevojë për ndryshime rrënjësore në organizimin politik. Në radhë të parë, partitë ekzistuese janë konsumuar skajshmërish dhe kanë humbur çdo arsye që të vazhdojnë të jenë në skenën politike. Reformimi është i pashmangshëm, duke filluar nga vetë liderët e partive dhe rrethet e tyre klanore partiake. Po ashtu, ky është momenti i duhur që në skenën politike të shfaqet ndonjë subjekt i ri, i cili do t’i sjellë politikës kosovare freski dhe vlera të reja”, ka thënë ai.

I pyetur nëse partitë e reja përbëjnë një mundësi për freski politike apo një fragmentim të mëtejshëm të skenës politike, ai përgjigjet kështu:

“Mendoj se çdo subjekt i ri politik që do të formohet në Kosovë ka mundësi të shmangë shabllonin partiak e politik që është konsumuar ndër vite në Republikën e Kosovës”.

Gjithashtu, Muçiqi ka vlerësuar se deri tani nuk ka pasur parti të reja me frymë të re dhe është momenti që të shfaqet një lëvizje e vërtetë.

“Deri më tani, në Kosovë nuk kemi pasur parti të reja me frymë të re; ato që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës kanë degraduar skajshmërisht. Është momenti që në skenë të dalë një lëvizje e vërtetë, e përbërë nga intelektualë dhe profesionistë me dije të thellë arsimore, profesionale, politike dhe ekonomike — njerëz që mund ta ndryshojnë realisht gjendjen në politikën kosovare”, ka deklaruar Muçiqi.

Kosova nuk ka nevojë për parti të reja politike

Ndërkaq, analisti politik, Gani Qarri ka potencuar se Kosova, si shtet i vogël me rreth 1.6 milion banorë, nuk ka nevojë për shumë parti politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *