POLITIKATË FUNDIT

Hafir Hoxha: Nuk mund të ketë, komb “kosovarë”

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë – por çmimi simbolik qe shumë i lartë! Kompromisi la pasoja qe nuk di kur do të riparohen !?

Gjatë shekujve të sundimeve të huaja — nga Perandoria Osmane, te Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe më vonë Jugosllavia — shqiptarët në Kosovë i qëndruan besnikë flamurit kuqezi, gjuhës amtare, zakoneve dhe traditave shqiptare. Ajo që i mbante të bashkuar ishte dashuria për atdheun dhe krenaria për përkatësinë kombëtare, por shpesh edhe inat dhe rezistencë ndaj armikut.

Në kohët më të errëta, patriotizmi u bë mënyrë mbijetese, e shprehur përmes ruajtjes me fanatizëm të identitetit kombëtar.

Por çfarë ndodhi më 17 shkurt 2008?

Pa paralajmërim dhe pa përgatitje publike, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, na u ndryshua flamuri, na u imponua një himn pa fjalë dhe na u përvetësua një emërtim i ri — “kosovar” — në vend të përkatësisë sonë natyrale: shqiptarë.

U ndërruan simbolet kombëtare pa konsultim me popullin, duke krijuar ndjesinë e një shkëputjeje të dhunshme nga rrënjët historike e shpirtërore.

Kështu lind pyetja themelore:

A ishte patriotizmi ynë thjesht një reagim kundër armikut, apo një dashuri e qëndrueshme për kombin?

Nëse e kultivuam atë vetëm nga inati, atëherë pas pavarësisë duket se po e lëmë të zbehet. Por nëse është e kundërta — atëherë kemi obligim të rikthejmë dinjitetin tonë kombëtar.

Shteti i Kosovës mund të jetë realitet politik e juridik, por kombësia shqiptare është identitet historik, kulturor dhe shpirtëror. Ne jemi shtetas të Kosovës, por jemi e mbetemi shqiptarë.

Nuk ka komb “kosovar” dhe as nuk duhet të ketë. Të gjithë popujt kanë shtete, por kjo nuk i bën ata kombe të rinj. Edhe gjermanët kanë shumë shtete (Gjermani, Austri, Zvicër), por janë një komb. Ashtu duhet të jemi edhe ne.

Le ta duam shtetin, por pa mohuar kombin!

Le ta kultivojmë patriotizmin jo nga inati, por nga dashuria!

Disa te paditur ( analist, aktivist politikëetj ) me qellim ngaterrojne gjerat, pa fije argumenti.

Kosova eshte shtet i qytetareve, ku shumice dermuese jane shqiptaret.

Sikur Kosova ka edhe shtete te tjera te cilat nuk janë komb : Andora, Vatikani, Monako, Litenshtajni, San Marino, Bosnja, Zvicra, Luksemburgu, Belgjika.

Ka edhe kombe te cilat nuk kane arrite te krijojne shtetin e tyre si : Katalanet, Kurdet, Basket etj

Pra mosdituria e disa individëve që kan qasje rregullisht në media e flasin shum për këtë qështje siq është rasti i Nexhmrdin Spahiut, Halil Matoshit e disa të tjerlve që habisin rininë dhe e dëmtojn setiozisht kombin shqiptar ne wasje të tyre shum gë gabuar ku nga shqiptarët munden të bëhen dy kombe është shum shqetsuese dhe e turpshme për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *