“Zoti ju marroftë, jeni pengmarrës dhe po i shërbeni…”, Halil Geci “shpërthen” ndaj deputetëve/ Ja thirrja e tij
Analisti Halil Geci, ka reaguar pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin edhe në herën e 48-të.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se 48 herë e kanë tradhtuar votën e popullit, gjersa ka mallkuar duke thënë “Zoti ju marroftë”.
“48 herë e tradhtuat votën e popullit ,4800 herë zoti ju marroftë! 48 seanca të dështuara! 48 herë që tallët popullin, varret e dëshmorëve dhe sakrificën për këtë shtet! Qe 48 here po shkelet vullneti i 48 deputetëve shqiptarë,gati gjysma e votave të shçiptarve,ky është një veprim që cenon rëndë përfaqësimin politik të shqiptarëve, për interesa të errëta që lidhen me ndikimin rus dhe agjendat e listës së Beogradit.” Nuk jeni më përfaqësues ,ju jeni pengmarrës të Republikës së Kosovës! Në vend që të ngrini shtetin, po ngrini pazare. Në vend që të shërbeni popullin, po shërbeni interesat e Serbisë e Rusisë!”, ka shkruar Geci.
Ai tutje, ka kërkuar që njerëzit të zgjohen, kjo pasi Kosova nuk është e tyre.
“Koha e heshtjes ka kaluar! Zgjohu, o milet! Mos ti lejojm ta varrosin lirinë që është fituar me gjak! Kosova nuk është e tyre ,është e jona! Dhe nëse duhet, do ta mbrojmë edhe një herë nga këta tradhtar!”, ka përfunduar Geci.